Liverpulli vazhdon serinë e fitoreve dhe tashmë ka 19 pikë më shumë se Siti (VIDEO)

Skuadra e Liverpullit ka vazhduar serinë e fitoreve, pasi sonte si mysafir mundi Uest Hamin me rezultatin 2:0 në ndeshjen e mbetur të javës së 18-të në Premierligë, njofton “infOSport.mk”.

Në këtë mënyrë skuadra e Jurgen Klop tashmë numëron 41 ndeshje pa humbje në Premierligë,  duke kryesuar bindshëm renditjen tabelare me 19 pikë ndaj skuadrës së dytë në tabelë, Mançester Sitit.

Golat për Liverpullin në këtë ndeshje i shënuan Mohamed Sallah në minutën e 35-të nga penaltia dhe Okslejd Çembërlejn në minutën e 52-të, kur shfrytëzoi asistin e egjiptianit.

Për Liverpullin ishte kjo fitorja e 23-të nga gjithsej 24 ndeshje, duke kryesuar tabelën e klasifikimit me 70 pikë, 19 më shumë se Mançester Siti që në 24 ndeshje ka regjistruar 16 fitore, 3 barazime dhe 5 disfata.

Leave a Reply