ZYRTARE, Suso bëhet pjesë e Seviljës

Drejtuesit e Seviljës edhe zyrtarisht kanë njoftuar për angazhimin e spanjollit, Suso nga rradhët e Milanit.

Nga “Ramon Sançez Pizhuan” njoftuan se me Milanin kanë arritur marrëveshje për huazimin e tij në afat prej 18 muajsh, mirëpo me klauzolë të detyrueshme për blerjen e kartonit të Suso-s gjatë verës së vitit 2021.

Sipas mediave në Itali shuma e transferimit kap shifrën e 20 milion eurove. Mesfushori spanjoll hapat e parë profesionale në karrierën e tij i ka bërë te Liverpulli, teksa ka luajtur edhe me Almerian, Milanin dhe Xhenoan.

Leave a Reply