Edhe një tjetër futbollistë shqiptarë i bashkohet Ohrid Lihnidos!

Muaji janar si gjithnjë në botën e futbollit, ashtu edhe në vendin tonë, është muaji i lëvizjeve të futbollistëve, shkruan “infOSport.mk”. Derisa sot në shumicën e kampionateve më të forta europiane është dita e fundit e merkatos, në futbollin tonë vendor e njëtjta do të vazhdojë dere me 11 shkurt.

Ndërkohë siç mëson “infOSport.mk”, Sherif Rexhpi, gjatë stinorit pranveror do ti mbrojë ngjyrat e skuadrës së Ohrid Lihnidos, që garon në Ligën e Dytë – Perëndim. Ai me këtë skuadër pritet të nënshkruaj kontratë deri në fund të sezonit, ndërsa i njëjti pritet të prezantohet më së voni deri të hënën nga ana e drejtuesve te Ohrid Lihnidos. Madje Rexhepi ka zhvilluar edhe një ndeshje miqësore me skuadrën e tij të re, atë kundër Maçva Shabac nga Serbia.

Rexhepi së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Gostivarit, ndërsa bëhet emri i 5-të i ri në rradhët e Ohrid Lihnidos dhe i treti shqiptarë, pas Ujkan Muçës së Korabit dhe Burhan Alijit të Vëllazërimit.

Me këtë të fundit Rexhepi kishte luajtur edhe te Vëllazërimi i Kërçovës.

Leave a Reply