Ikardi mund i vetëm Milanin, qyteti i modës vishet “zikaltër” (VIDEO)

Interi ka fituar derbin e “Madoninës” , duke mposhtur Milanin me rezultat 3:2 në ndeshjen e vlefshme të xhiros së 8-të në Serinë A të Italisë. Kryefjala në këtë derbi ishte futbollisti argjentinas, Mauro Ikardi, i cili shënoi het-trik dhe dha fitoren “zikaltërve”.

Ikardi golin e parë e realizoi në minutën 28-të, duke zhbllokuar shifrat e takimit, Suso barazoi në të 56-tën, ndërsa 7 minuta më vonë përsëri argjentinasi rriti epërsinë në 2:1. Shpresa Milanit për një pikë në këtë derbi i dha Bonaventura, i cili në minutën e 81-të realizoi për 2:2, ndërsa ishte përsëri ai Ikardi që nga penalltia në minutën e 90-të, shënoi golin dhe dha fitoren e madhe në këtë derbi Interit.

Për Ikardin ky het-triku i parë që shënon në një derbi, ndërsa më herët e ka bërë edhe argjentinasi  Diego Milito.

Leave a Reply