Federeri fiton turneun e Shangait, mposhtë Nadalin në finale!

Roxher Federer ka fituar turneun masters të Shangait në kategorinë e meshkujve, pasi në finale mundi tenistin spanjoll Rafael Nadal me 2 sete 6:4 dhe 6:3. Për Mbretin Roxher kjo ishte finalja e 143-të në karriere, nga të cilat 94 i ka fituar.

Gjithsesi, në përplasjet direkte Nadal mbetet superior, me 14 finale të fituara përkundrejt 10 të Federer. Në fund tenisti nga Majorka komplimentoi rivalin e tij historik për këtë sukses, por theksoi se pavarësisht kësaj disfate po kalon një moment mjaft të mirë, ndërsa Federer u shpreh: “Vitin e kaluar në këtë periudhë isha në Majorka për të përuruar “Akademinë e Nadalit”.

Asnjëri nga ne të dy nuk mendonte se pas një viti do të ishim këtu, për të luajtur këtë finale. Shpresoj që edhe në 2018-ën të jem këtu.”

Leave a Reply