Shkëndija shkruan historinë, kualifikohet në raundin e tretë të LK (VIDEO)

Shkëndija sonte ka shkruar historinë, duke u kualifikuar për në raundin e tretë eliminatorë të Ligës së Kampionëve Europian, njofton “infOSport.mk”.  Skuadra tetovare sonte në transfertën ndaj Sherif Tiraspol barazoi pa gola 0:0, barazim ky që i siguroi skuadrës “kuqezi” një përballje të madhe ndaj Salzburgut të Austrisë. Kjo për faktin se Shkëndija në ndeshjen e parë në Shkup kishte shënuar fitore me rezultatin 1:0, falë atij goli të shënuar nga Besart Ibraimi.

Momentet me interesante nga pjesa e pare midis Sherif Tiraspol dhe Shkendijes

Momentet me interesante nga pjesa e pare midis Sherif Tiraspol dhe Shkendijes SHERIF T. – SHKENDIJA 0:0 (Pjesa e parë)

Публикувахте от infosport.mk в Вторник, 31 юли 2018 г.

Shkëndija në pjesën e parë u mbrojt mjaft mirë, edhe përkundër disa tentativave të futbollistëve vendas, të cilët në një rast me anë të Rifet Kapiç goditën shtyllën.

Ishte ky rasti më i mirë i tyre gjatë 45 minutëshit të parë, ndërsa në pjesën e dytë edhe përkundër dominimit që kishin futbollistët e Sherif Tiraspol, ata nuk arritën që të shënojnë në rrjetën e Zahov, i cili edhe sonte ishte në nivel të detyrës. Në këtë pjesë Shkëndija në minutën e 54-të mund të shënonte edhe gol, mirëpo Izair Emini, edhe pse u lirua nga ana e portierit vendas, Pascenko, nuk arriti të shënojë.

Izair Emini shume pak mungonte qe ti sigurojë avantazhin Shkëndijës

SUPER RAST PER IZAIR EMININ Izair Emini shume pak mungonte qe ti sigurojë avantazhin Shkëndijës

Публикувахте от infosport.mk в Вторник, 31 юли 2018 г.

Në fund barazim pa gola, mirëpo që është i barabartë me fitore, pasi Shkëndija do të luaj në raundin e tretë eliminatorë, kundër Salzburgut.

Leave a Reply