Reali pranë firmës me mesfushorin e Totenhamit

Real Madrid ka përfunduar gjysmën e punës për afrimin emesfushorit danez të Totenhamit, Kristian Eriksen. Një gjë të tillë pohon madrilenja “AS”, sipas së cilës klubi madrilen ka arritur marrëveshje verbale me mesfushorin me tipare sulmuese dhe tani pritet që të arrihet marrëveshja edhe me drejtuesit e skuadrës angleze për të lënë të lirë danezin.

27-vjeçari Eriksen me Totenhamin ka kontratë deri në vitin 2020 dhe nuk ka rinovuar me “Spërsar”, me këta të fundit që verën e kaluar i vendosën çmimin 250 milionë euro në rast të ndonjë largimi.

Gjithsesi vlera e tij tani llogaritet në 150 milionë euro, shifër të cilët presidenti Daniel Levy nuk e negocion, pavarësisht dëshirës së Realit për të bërë ulje të mëtejshme.

Blerja e Eriksen është ndër operacionet më të vështira të Realit të Madridit, që në anën e vetë ka vullnetin e vetë futbollistit, i cili nuk është i kënaqur nga paga vjetore që merr aktualisht te Totenhami.

Eriksen ndjehet i zhgënjyer me pagën sezonale prej 4 milion euro, teksa bashkëlojtarit të tij, Hari Kejn iu ofrua një kontratë e re me 11 milionë euro neto në sezon, deri në vitin 2025-të.

Leave a Reply