Rusi, bora shëmb stadiumin, ndërron jetë një 29-vjeçar (VIDEO)

Të gjithë e dimë se Rusia është një ndër shtetet më të ftohta në Europë, e në veçanti muaji janar, kur reshjet e dëborës arrijnë kulmin.

Si pasojë e motit të keq një stadium gjigant i “Hokey” është shembur. Ngjarja ndodhi Shën Petersburg, ndërsa viktimë mbeti Matvey Kucherov, 29-vjeç, i cili humbi jetën nën rrënoja, ku thuhet se mund të ketë edhe persona të tjerë.

Ndërkohë pamjet e fiksuara me dron po bëjnë xhiron në rrjetet sociale. Në videon e mëposhtme shihet se si shkallët e stadiumit bien në tokë duke krijuar iluzione të frikshme.

Leave a Reply