Çmendet Sarri! Më sillni këtë futbollistë të fitoj Ligën e Kampionëve

Juventusi me Mauricio Sarrin në krye vazhdon të mbajë hapin me Interin, mirëpo si duket i njëjti dëshiron të ndërhyjë në merkaton e janarit. Siç raportojnë mediat italiane, trajneri juventin nga ana e drejtuesve të skuadrës ka kërkuar një përforcim të madh në merkaton e janarit.

Juventusi ka një kontingjent të kompletuar lojtarësh, por nevojitet edhe dikush me cilësi për të nisur sulmin final drejt fitimit të Ligës së Kampionëve, që është edhe piksynimi kryesor i “Zonjës së Vjetër”.

Objektivi kryesor është Erling Haaland dhe dyshja Paratici-Nedved kanë nisur punën për të transferuar bomberin e Salzburgut në Torino.

19-vjeçari norvegjez po i surprizon të gjithë me golat e tij. Në Bundesligë ai ka shënuar 12 gola deri më tani, teksa kryeson renditjen e golashënuesve në Ligën e Kampionëve, duke realizuar 7 gola në katër ndeshjet e para të fazës së grupeve.

Dëshira e vetë Haaland është që të luajë në Premierligë, por “bardhezinjtë” kanë një aleat të fortë. “Corriere dello Sport” raporton se drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” janë takuar me Mino Raiolën. Marrëdhëniet me agjentin e sulmuesit janë shumë të mira dhe së shpejti mund të vijë marrëveshja përfundimtare që do t’i dhuronte Sarrit një sulmues fantastik, me të cilin ndoshta do të përmbushte edhe dëshirën e drejtuesve, por edhe shumë tifozëve të Juves që në Torino të sjellin trofeun e Ligës së Kampionëve, edhe pse këtë edicion si duket do të ketë një rival të fortë te Interi në garën për titullin e kampionit në “Serie A”.

Leave a Reply