Klop dhe Guardiola zbulojnë formacionet

Dita e sotme është e rezervuar për super duelin anglez, Liverpull-Mançester Siti, ndeshje kjo që pa dyshim se tërheq vëmendjen e gjithë futbollit europian.

Kur ka mbetur edhe më pak se një orë deri në fillimin e këtij takimi, Jurgen Klop dhe Pep Guardiola kanë zgjedhur formacionet e tyre zyrtare dhe surprizat nuk mungojnë.

Lovren do të startojë titullarë së bashku me Van Dijk në qendër të mbrojtjes te Liverpulli, ndërsa treshja e sulmit nuk ndryshon, me Salah-Mane-Firmino.

Mançester Siti do të ketë në portë gardianin Bravo, pasi Ederson është i dëmtuar. Fernandinjo do të luajë si qendërmbrojtës, ndërsa Angelino i ka zënë vendin Mendy në krahun e majtë të mbrojtjes. Bernardo, Sterling dhe Aguero premtojnë gola në repartin e sulmit.

FORMACIONET ZYRTARE:
Liverpull: Alisson, Alexander-Arnold, Lovren, Van Dijk, Robertson, Fabinho, Wijnaldum, Henderson, Mane, Salah, Firmino.
Mançester Siti: Bravo, Walker, Stones, Fernandinho, Angelino, Rodri, Gundogan, De Bruyne, Bernardo, Sterling, Aguero.

 

Leave a Reply