Fabinjo dhe Sallah dhe Liverpulli me epërsi të jashtëzakonshme ndaj Sitit (VIDEO)

Ka nisur në mënyrën më të mirë ndeshja derbi e javës së 12-të në Premierligë për Liverpullin, skuadër kjo që pas 13 minutave lojë ka arritur që të shënojë dy herë në rrjetën e Klaudio Bravo, njofton “infOSport.mk”.

Derisa “citizens” kërkonin një penalti pas prekjes me dorë të Aleksander Aronold, Liverpulli gjeti epërsinë me anë të Fabinjos, i cili shënoi një super gol nga distanca.

Ky gol solli reagime dhe për një çast edhe paqartësi, mirëpo i njëjti ishte valid, teksa nuk vonoi shumë dhe në minutën e 13-të Sallah pas harkimit të Robertson me kokë shënoi edhe golin e dytë për Liverpullin.

Start perfekt për “të kuqtë” nga “Enfilld Roud”, që kanë një përkrahje të jashtëzakonshme nga ana e tifozëve të tyre.

Fabinjo dhe Sallah dhe Liverpulli me nje epersi te jashtezakonshme ndaj rivalit te madh, Mançester Sitit.LIVERPULL – MANÇESTER SITI 2:0(Fabinjo 6', Sallah 13')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 10 ноември 2019 г.

Leave a Reply