Kemal Ademi shënon sërish, Bazeli fiton dhe vazhdon garën për titull (VIDEO)

Sulmuesi shqiptarë i Bazelit, Kemal Ademi ka vijuar me formën e tij të mirë, teksa në ndeshjen e tij të 9-të ka shënuar edhe golin e 7-të në elitën e futbollit zviceran, njofton “infOSport.mk”.

Ademi shënoi golin e parë në fitoren 3:0 të Bazelit në transfertën ndaj Luganos, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 14-të.

Kemal Ademi shënon sërish për Bazelin

Kemal Ademi shënon sërish për BazelinLUGANO – BAZEL 0:3

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 10 ноември 2019 г.

Ademi realizoi në minutën e 13-të pas asistit të Stoker, ndërsa dy golat tjerë u realizuan nga Frei (32’) dhe Artur (90+4’).

Përveç Ademit, te Bazeli që nga minuta e parë u paraqitën edhe dy futbollistët tjerë shqiptarë, Taulant Xhaka dhe Edon Zhegrova, ndërsa që të tre u zëvendësuan në 20 minutëshin e fundit të takimit.

Me këtë fitore Bazeli vazhdon të ruajë pozitën e dytë në tabelën e klasifikimit me 30 pikë, një më pak se Jang Bojs, që në një ndeshje “triler” me rezultatin 4:3 mundi Sent Gallenin.

Leave a Reply