Anjeli udhëton drejt Greqisë për tu takuar me Ronaldon

Juventus ka intensifikuar përpjekjet për transferimin e sulmuesit të Real Madridit, Kristiano Ronaldo.

Mediat italiane kanë publikuar një fotografi të presidentit të “Biankonerëve”, Andrea Anjelli duke u nisur për në Greqi me një aeroplan privat.

Ylli portugez gjendet për pushime në Greqi andaj udhëtimi i tij mund të lidhet me ardhjen e sulmuesit në Torino.

Menaxheri Zhorge Mendesh është në kontakt të vazhdueshëm me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez për të kompletuar transferimin e Ronaldos te Juventusi, skuadër kjo e cila është e gatshme që “mbretërve” të ju paguaj plotë 100 milion euro, teksa portugezit ti ofrojë një kontratë 4-vjeçare në vlerë prej 120 milion euro.

Leave a Reply