Interi përmbys gjithçka ndaj Milanit (VIDEO)

Interi ka shënuar dy herë në dy minuta në rrjetën e Donarumas, i cili kapituloi edhe në minutën e 70-të, për përmbysjen spektakolare të “zikaltërve” ndaj Milanit.

Në minutën e gjashtë të pjesës së dytë, ka qenë kroati Marselo Brozoviç ai që ka shënuar një supergol. Kandreva që insistoi nga krahu i djathtë, goditi me të majtën por topi i larguar përfundoi në këmbën e majtë të mesfushorit “zikaltër”, i cili goditi fluturimthi nga një distancë e largët duke shtangur portierin Donaruma për rezultat 1:2.

Nuk vonoi shumë dhe Vesino në minutën e 53-të shfrytëzoi mjaft mirë pasimin e Aleksis Sançez, duke barazuar shifrat në 2:2.

Në momentet kur Milani vuri barazpeshën dhe nisi të sulmojë, Interi shënoi edhe golin e tretë, kësaj rradhe me anë të mbrojtësit De Vrij, i cili përfitoi nga një harkim në zonën “kuqezi” dhe me kokë shënoi edhe golin e tretë në rrjetën e Donarumas. E gjithë kjo ndodhi në minutën e 70-të, ndërsa tashmë në këto 15 minuta të mbetura presim kundërpërgjigjen e Milanit.

Leave a Reply