Interi sërish sundon me Milanon pas një përmbysje spektakolare (VIDEO)

Derbi i Milanos doli të jetë me dy fytyra të ndryshme. Një pjesë e parë që foli për Milanin “kuqezi” dhe një pjesë e dytë që në tërësi foli për Interin “zikaltër”, ngjyra këto që në fund zbukuruan qiellin e e Milanos, njofton “infOSport.mk”.

0:2 pjesa e parë për Milanin, ndërsa 4:2 doli të jetë rezultati përfundimtarë i këtij super derbi, që përmbushi të gjitha pritshmëritë.

Një asist i Ibrahimoviç në minutën e 40-të i mundësoi kroatit Ante Rebiç për të kaluar në epërsi Milanin, ndërsa në minutën e parë shtesës të pjesës së parë ishte vetë Ibrahimoviç, ai i cili me kokë shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e Padellit.

Super rezultat ky për Milanin dhe tifozët “kuqezi” që në ato momente po buzëqeshnin, mirëpo vetëm për pak kohë, pasi në pjesën e dytë në fuhsë luante vetëm Interi.

Vetëm pas 6 minutave të kaluara në këtë pjesë Brozoviç me një super goditje fluturimthi ngushtoi epërsinë e Milanit, ndërsa Vesino në minutën e 53-të barazoi shifrat në 2:2.

Momente këto që iu dhanë të drejtën tifozëve “zikaltër”, të cilët në minutën e 70-të shpërrthyen edhe në një festë tjetër, kësaj rradhe pas golit të shënuar nga ana e mbrojtësit De Vrij, i cili me kokë shënoi një super gol.

Megjithatë këtu nuk doli të jetë goli i fundit i këtij takimi, pasi sulmuesi më në formë “zikaltër”, Romelo Lukaku në minutat shtesë të takimit shënoi edhe golin e katërt në rrjetën e Donarumas.

Falë kësaj fitore, Interi rimer kreun në “Serie A”, ndërsa Milani rikthehet në “realitetin e hidhur”, pozitën e 10-të.

Leave a Reply