ZYRTARE, Makedonija GJ.P transferon mbrojtësin e Kukësit

Skuadra e Makedonija GJ.P ka bërë një super lëvizje në merkato, teksa sot ka prezantuar mbrojtësin Tome Kitanovski, i cili së fundmi ishte pjesë e Kukësit në Superligën e Shqipërisë, njofton “infOSport.mk”.

Edhe pse ky i fundit ishte nën kontratë me skuadrën nga Verilindja e Shqipërisë, i njëjti vendosi ta shkëpusë të njëjtën për shkak tërmetit që kaploi Shqipërinë. Ai u rikthye në vendlindje në Manastir, ndërsa pasi në adresë të tij nuk erdhi ndonjë ofertë më e majme, ai vendosi ta pranojë atë të Makedonija Gj.P.

Me skuadrën shkupjane Kitanovski ka nënshkruar deri në fund të këtij edicioni, ndërsa bëhet emri i 5-të i ri në rradhët e Makedonija GJ.P, pas Atanaskoskit, Peev, Petrov dhe Kovaçev.

Ai në këtë mënyrë rikthehet sërish në futbollin vendor, ku së fundmi luante me Pelisterin në vitin 2014-të, ndërsa gjatë karrierës së tij gjithashtu kishte luajtur edhe me dy skuadrat serbe, Vozhdovac dhe Mladost Luçani, pastaj ato dy kroate Istra dhe Slaven Belupo, në Rumani me skuadrën e Krajovas si dhe në Azerbejxhan me skuadrën e FK Sabail, nga e cila verën e vitit 2019-të ishte transferuar te Kukësi, transmeton “infOSport.mk”.

Vlen të theksohet se Kitanovski ka qenë një lojtar shumë i rëndësishëm për trajnerin Shpëtim Duro te Kukësi, duke zhvilluar të gjitha 13 ndeshjet kampionale, edhe atë në 11 prej tyre duke qenë titullarë. Ai ishte titullarë edhe në dy ndeshjet e Liga Europa kundër Debrecen.

Leave a Reply