Lajm i mirë për Realin, Hazard rikthehet të dielën

Eden Hazard pritet të rikthehet të luaj me Realin e Madridit këtë të diele në ndeshjen e vlefshme të javës së 24-të kundër Selta Vigos, përcjellë “infOSport.mk”.

Mesfushori belg ishte jashtë fushave të futbollit që nga 26 nëntori, kurse tani dy muaj më vonë Zidane e ka përfshirë në skuadër dhe pritet ta lejojë futbollistin të luaj si startues, apo ta lërë atë të luaj në 30 minutat e fundit të ndeshjes.

Hazard edhe pse ishte kuruar plotësisht pak ditë më parë nuk u fut në lojë nga Zidane në ndeshjen kundër Osasunës, për shkak që sipas tij i njëjti kishte bërë pak stërvitje me pjesën tjetër të ekipit.

Leave a Reply