Struga Trim Lum prezanton dy emra të rinj

Struga Trim Lum gjatë ditës së sotme ka prezantuar edhe dy emrat e fundit, që do e ndihmojnë këtë skuadër gjatë stinorit pranveror, njofton “infOSport.mk”. Bëhet fjalë për mesfushorin ofenziv, Alban Sulejmani dhe mesfushorin e talentuar shqiptarë Angelo Demaj, i cili vjen nga rradhët e skuadrës së Shkëndijës nga Tirana.

Demaj me këtë skuadër gjatë vitit të kalular luajti në ndeshjet e “UEFA YOUTH LEAGUE”, ndërkohë sa i përket Sulejmanit, ky i fundit është tashmë një emër i njohur për futbollin vendor.

Ndryshe bëhet fjalë për një futbollistë vetëm 21-vjeçar me origjinë nga Kumanova, i cili si 18-vjeçar nga Renova verën e vitit 2018-të ishte transferuar në futbollin polak te skuadra e dytë e Legia Varshavës, që më pas të huazohet te Pogon Siedlce.

Pasi nuk arriti që të depërtojë në ekipin e parë të Legia Varshavës, Sulejmani verën e vitit 2017-të u transferua në Superligën shqiptare te skuadra e Partizanit, aty ku qëndroi për një vit, për tu rikthyer në vendlindje te Renova, për të cilën skuadër ka zhvilluar 30 ndeshje në Ligën e Parë, duke realizuar edhe 1 gol, transmeton “infOSport.mk”.

Rikthimi i tij te Makedonija Gj.P nuk doli të jetë ashtu siç priste vetë Sulejmani, i cili në kërkim të sfidave të reja tashmë ka pranuar ofertën e Struga Trim Lum, me të cilën skuadër zhvilloi edhe fazën e përgatitjeve, ndërsa njëkohësisht zhvilloi thuajse edhe të gjitha ndeshjet miqësore, madje duke shënuar një gol në atë fitore 4:0 ndaj Korabit të Peshkopisë.

Alban Sulejmani shihet si zëvendësim për Burhan Mustafov, që në vazhdim të kampionatit do të luaj me Sileksin.

Ndryshe gjatë kësaj merkatoje, Struga Trim Lum përforcoi rradhët e veta edhe me mbrojtësin Sedat Berisha, si dhe mbrojtësin e krahut të djathtë, Fjoralb Deliaj.

Leave a Reply