Milani vendos për trajnerin e ri, vjen nga Spanja

Stefano Pioli do jetë në krye të Milanit vetëm deri në fund të sezonit. Drejtuesit e klubit italian kanë menduar edhe për pasuesin e tij, ndërsa nga Spanja zbulojnë madje edhe emrin e tij. Bëhet fjalë për Marcelino Garcia Toral, i cili për herë të fundit kishte drejtuar Valencian, ndërsa gjatë karrierës së tij gjithashtu kishte drejtuear edhe skuadrat si Viljareal, Sevilja, Rasing Santander, Real Zaragoza, Rekreatovo Huelva dhe Sporting Hhihon.

Mundo Deportivo shkruan se Paolo Maldini e ka kontaktuar Marcelinon një muaj e gjysmë më parë dhe të njëjtit i ka prezantuar projektin që “kuqezinjtë” kanë për sezonin e ardhshëm.

Kohët e fundit ai ka marrë disa oferta nga klube të ndryshme, por të njëjtat i ka refuzuar. Kjo për shkak se besohet se ai tashmë ka një marrëveshje me Milanin dhe do të nisë në verë punën në krye të klubit të njohur italian.

 

Leave a Reply