Dortmundi vallëzoi ndaj Ajntrahtit, Holand rikthehet te goli (VIDEO)

Borusia e Dortmundit ka shënuar fitore të thellë 4:0 në ndeshjen si vendas kundër Ajntrahtit të Frankfurtit në ndeshjen e parë të vlefshme për javën e 22-të në Bundesligë, njofton “infOSport.mk”. Të besuarit e Lusien Favre ishin dukshëm skuadra më e mirë në fushë, ndërsa më së miri e pasqyron edhe rezultati përfundimtarë.

Një gol tjetër për “verdhezinjtë” realizoi ylli i ri i skuadrës, Erling Holand, i cili shënoi golin e tretë për Dortmundin në këtë ndeshje në minutën e 54-të.

Përveç tij në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Lukash Pishçek (33’), Xhejdon Sanço (49’) dhe Rafael Guereiro (74’).

Me këtë fitore Borusia e Dortmundit pozicionohet në vendin e dytë me 42 pikë, vetëm një më pak se lideri Bajern Munih, ndërkohë Ajntrahti i Frankfurtit me 28 pikë renditet në pozitën e 9-të.

Leave a Reply