E shtuna shënon startin e stinorit pranveror në LPFMV

E shtuna edhe zyrtarisht shënon startin e stinorit pranveror në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.

Nderin për ta hapur të njëjtën do ta kenë dy skuadrat shkupjane Vardari dhe Makedonija Gj.P. Në dy ndeshjet e para të këtij sezoni, ishte skuadra nga Gjorçe Petrovi që fitonte, teksa një ndeshje ishte mbyllur me barazim. Kësisoj “kuqezinjtë” e Aleksandar Vasoskit me siguri se në këtë përballje do të futen me imperativin e 3 pikëve, mirëpo që realisht do ta kenë të vështirë, bazuar edhe në kualitetet që ka kundërshtari i tyre, dhe që sërish pretendon Europën.

Ndeshja në fjalë starton në ora 14:00, dhe e njëjta do të zhvillohet në stadiumin më të madh të vendit, duke u transmetuar drejtëpërdrejtë në ekranet e TV Arena dhe TVM.

Në transmetim të drejtëpërdrejtë, mirëpo ditën e nesërme do të shkojë edhe ndeshja midis Akademia Pandev dhe Shkëndijës, ndërsa e diela me vete do të sjellë edhe 3 takimet tjera, ku FC Shkupi do të jetë nikoqir i Borecit, Renova do të mirëpres Sileksin, teksa Struga Trim Lum do të përballet me Rabotniçkin.

LPFMV – Java XVIV

E shtunë:

Vardari

Makedonija GJ.P

E diel:

Ak.Pandev Shkëndija
FC Shkupi Boreci
Struga TL Rabotniçki
Renova Sileksi

Leave a Reply