Lautaro Martinez ka arritur marrëveshje personale me Barcelonën!

Ylli argjentinas i Interott, Lautaro Martinez, shumë shpejtë pritet që ti bashkohet skuadrës kampione të Spanjës, Barcelonës.

Një gjë të tillë ka pohuar gazetari i “Mundo Deportivo”, Francesc Aguilar, i cili ka shkruar se Lautaro ka arritur marrëveshje personale me Barcelonën dhe se te skuadra “katalunase” do të bashkohet me bashkëkombasin e tij, Lionel Messi.

Megjithatë për transferimin përfundimtarë të argjentinasit në “Kamp Nou”, Barcelona do të duhet të arrijë akordin edhe me skuadrën e Interit.

“Zikaltërit” do të pranojnë vetëm pagesën e shumës së kërkuar, pa pranuar ndonjë lloj shkëmbimi.

Mbetet të shihet se si drejtuesit e Barcelonës do të arrijnë të bindin homologët e tyre të Interit për transferimin e argjentinasit, i cili shumë shpejtë u shndërrua në një futbollist kyç te Interi.

Leave a Reply