Spanja as që e bëri llogari Izraelin (VIDEO)

Kombëtarja e Spanjës ka shënuar fitore bindëse kundër Izraelit 4:1, në ndeshjen e grupit “G”, aty ku bëjnë pjesë edhe Shqipëria dhe Maqedonia.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “El Molinon”, ndërsa autorë të golave për “iberikët” në këtë përballje ishin Silva 13’, Vitolo 45’, Kosta 51’ dhe Isko 88’.

Golin e vetëm për Izraelin në këtë takim e shënoi Refaelov në minutën 76-të.

Pas kësaj fitoreje Spanja vazhdon të kryesojë grupin me 13 pikë, po aq sa ka edhe Italia në vendin e dytë, e cila sonte mposhti Shqipërinë me rezultat 2:0.

Nga ana tjetër, Izraeli mbetet në vendin e tretë me 9 pikë, derisa kombëtarja “kuqezi” renditet e katërta me gjashtë pikë.

Maqedonia falë fitores ndaj Lihtenshtejnit arriti në kuotën e tre pikëve, derisa pa asnjë pikë në pozitën e fundit mbetet Lihtenshtejni.

Leave a Reply