Ja pse dështoi transferimi i Januzajt te Milani

Adnan Januzaj gjatë merkatos së janarit ishte shumë pranë kalimit te skuadra e Milanit, mirëpo që një gjë e tillë nuk ndodhi.

Ndërkohë është gazetari Fabrico Romano që ka zbuluar arsyen e dështimit të këtij transferimi.

Sipas Romanos, shkas për mos finalizimin e këtij transferimi, kanë qenë arsyet financiare, me Milanin që ka refuzuar të paguante shumën e kërkuar nga Real Sociedadi.

Futbollisti me prejardhje nga Kosova, gjatë afatit kalimtar të janarit është kërkuar edhe nga Roma.

Kujtojmë se Januzaj për një kohë ka qenë edhe futbollist i Mançester Junajtedit, nga e cila skuadër verën e vitit 2017-të iu bashkua Real Sociedadit, me të cilën numëron 77 ndeshje dhe 10 gola të shënuar.

Ai gjatë karrierës së tij gjithashtu ka veshur edhe fanellën e Sanderlendit dhe Borusia Dortmundit, kur luante si i huazuar nga rradhët e Mançester Junajtedit.

Leave a Reply