Barcelona transferon një sulmues danez

Skuadra e Barcelonës përmes rrjeteve sociale ka konfirmuar se e ka transferuar sulmuesin danez, Martin Braithëaite. Ky i fundit te skuadra “katalunase” vjen nga rradhët e Leganes, ndërsa shuma që drejtuesit e Barcelonës kanë paguar për shërbimet e tij, kap shifrën e 18 milion eurove.

28-vjeçari Braithëaite me Barcelonën ka nënshkruar deri në vitin 2024.

Ai në La Liga numëron 43 ndeshje dhe 10 gola, 6 prej të cilëve i ka shënuar këtë edicion në 24 ndeshje të zhvilluara me Leganes.

Ndryshe sa u përket paraqitjeve me fanellën e kombëtares daneze, ai deri më tani ka regjistruar 39 paraqitje dhe 7 gola.

Braithëaite shihet si zëvendësim për dy sulmuesit e dëmtuar Luis Suarez dhe Usmane Dembele, që do mungojnë një kohë më të gjatë nga fushat e futbollit.

Wecome Braithwaite

🔵🔴 Martin. Raithwaite, new Barça player!👋 Welcome! ¡Bienvenido! Benvingut!

Публикувахте от FC Barcelona в Четвъртък, 20 февруари 2020 г.

Leave a Reply