Falë Rashicës, Vushtrria mund të bëhet skuadër milionere!

Mediat gjermane dhe ato angleze kanë shkruar se Milot Rashica është objektivi kryesor i trajnerit gjerman të Liverpullit, Jurgen Klop për merkaton e verës.

Skuadra kampione në fuqi e Botës dhe Europës, pritet të bëjë një ofertë prej rreth 38 milionë euro në drejtim të Verder Bremenit për shërbimet e yllit kosovar, Milot Rashica.

Nëse ky transferim realizohet, përveç Rashicës, “hajrin” do t’ia sheh edhe skuadra e tij e fëmijërisë, Vushtrria.

Me rregullat e FIFA-s, skuadra që e rriti lojtarin merr 5% të çdo transferimi të vetë futbollistit në të ardhmen.

Kështu nëse Rashica kalon te Liverpulli për 38 milionë euro, atëherë 1.9 milionë euro do derdhen në arkat e skuadrës kosovare të Vushtrrisë.

Me këtë rast, klubi që aktualisht po kalon në krizë do të bëhet njëri nga klubet më të qëndrueshëm financiarisht në futbollin kosovar..

Rashica ishte pjesë e Vushtrrisë nga viti 2010 deri në vitin 2015, ku dy vite luajti edhe me skuadrën e parë.

Leave a Reply