Struga Trim Lum fiton gjeneralen ndaj Pelisterit

Struga Trim Lum e ka kaluar me sukses ndeshjen gjenerale ndaj Pelisterit, që për skuadrën e trajnerit Jeton Beqiri, ishte njëherit e fundit në prag të stinorit pranveror, njofton “infOSport.mk”.

Struga Trim Lum shënoi fitore 2:0 falë golave të shënuar nga Valentin Koçoski dhe Abdylhadi Jahja.

Ndeshja në fjalë u zhvillua në Ohër, ndërsa trajneri Jeton Beqiri në start ju dha mundësinë futbollistëve më të përgatitur, të cilët me shumë gjasa do të bartin barën kryesore edhe në ndeshjet kampionale.

Në portë ishte i pazëvendësueshme Urosh Djuriç, ndërsa vijën e fundit të mbrojtjes e përbënë futbollistët si Cake dhe Tafa në qendër, teksa në krahë Aliti dhe Kasami. Koçoski së bashku me Tairin dhe Jahjën manevruan në mesfushë, aty ku pritet të ketë ndoshta edhe ndryshime, pasi e njëjta nuk mund të parashsihet pa Nijaz Lenën, që sot mungoi përballë Pelisterit, ndërsa në sulm Beqiri ishte përcaktuar për treshen, Ramadani, Kirovski dhe Cevtanoski.

Kujtojmë Struga Trim Lum stinorin vjeshtorë në elitën e futbollit vendor e mbylli në pozitën e 6-të me 24 pikë, ndërsa ndeshjen e parë të stinorit pranveror, apo të javës së 19-të do ta zhvillojnë si vendas kundër Rabotniçkit.

Leave a Reply