Fundjava sjell ndeshjet e xhiros së 20-të LPFMV

Fundjava sjell ndeshjet e xhiros së 20-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Ndeshja hapëse e kësaj xhiroje do të jetë ajo që do të luhet të shtunën ne Veles ndërmjet Borecit dhe Vardarit, ndërkohë katër takimet tjera janë programuar të luhen të dielën.

Ndeshje që shfaq interes është ajo ndërmjet Rabotniçkit dhe Shkupit që luhet në arenën “Todor Proeski”, por edhe përballja ndërmjet dy skuadrave shqiptare në Tetovë si Renova dhe Struga Trim Lum. Shkëndija e Tetovës në këtë xhiro do të luajë në transfertë ndaj Sileksit në Kratovë, përderisa Makedonija Gjorçe Petrovi pret në Shkup Akademia Pandevin. Përveç këtij takimi të fundit që luhen nga ora 13:00 të dielën, të gjitha përballjet tjera janë programuar të zhvillohen me termin të njejtë, duke nisur nga ora 14:00.

Leave a Reply