Rabotniçki-Shkupi, nuk do të mungojnë “Shvercerat”

Të dielën në arenën “Todor Proeski”, Rabotniçki do të pret FC Shkupin në derbin e kryeqytetit në kuadër të xhiros së 20-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Nga tabori i Rabotniçkit sot kanë bërë të ditur se kryesia e kësaj skuadre ka vendosur që për këtë ndeshje të pranojë tifozë mysafirë.

Kështu që në këtë situatë, Shkupi edhe pse do të luaj jashtë Çairit, do të ketë mbështetjen e “Shvercerave”, të cilët pritet të udhëtojnë në numër sa më të madh drejt stadiumit të kryeqytetit.

Leave a Reply