Ai momenti kur presidenti i Fenerbahçes Ali Koç kërcen nga tribuna për tu përleshur me tifozët e Fenerbahçes (VIDEO)

Derbi i Stambollit mes Fenerbahçes dhe Gallatasarajit është ndër më të ndezurit në botë dhe ka përjetuar gjithmonë sfida të tensionuara me skuadrat që nuk janë kursyer në fushë edhe me gjeste antisportive. Por këtë radhë, situata i ka dalë jashtë kontrollit klubit të Vedat Muriqit pasi ka humbur në shtëpi pas 20 vitesh dhe tifozëve vendas nuk u ka pëlqyer një gjë e tillë.

Pas përfundimit të sfidës, tifozët në kor kanë kërkuar shkarkimin e trajnerit Ersun Janal, ndërsa disa prej tyre nuk kanë ngurruar që të nisin kontestimet dhe fyerjet poshtë tribunës VIP edhe ndaj presidentit Ali Koç.

Por ata nuk kishin llogaritur mirë reagimin e presidentit të klubit turk, pasi ky i fundit nuk ka hezituar të hidhet nga tribuna mes tifozëve për t’u përleshur me ta e për t’i shpjeguar jo edhe aq miqësisht këndvështrimin e tij mbi drejtimin e klubit.

U desh ndërhyrja e forcave të sigurisë në stadium që të evitohej një zënkë, por kishte disa minuta shumë të tensionuara ku dukej se palët mund të kacafyteshin në një ngjarje pa precedent në futbollin turk. (vipsport.al)

Leave a Reply