Gara për titull, ja si pritet të rreshtohen Juventusi dhe Interi nesër

Pas anulimit të ndeshjes javën e kaluar, Juventus dhe Inter nesër përfundimisht do të përballen në “Alianc Stadium”.

Edhe pse pa tifozë nesër na pret një ndeshje interesante, pasiqë Juventus dhe Inter janë në garë për titullin e kampionit në “Serie A”.

Gara për “Scudetto” këtë sezon është më interesante se kurrë dhe skuadra që do të rrëmbejë tre pikët do të hedh një hap të madh drejt titullit.

Më poshtë keni formacionet e mundshme për derbin sipas “Gazzetta dello Sport”.

FORMACIONET E MUNDSHME:
JUVENTUS (4-3-3): Shçezni, Danillo, Bonuçi, Kiellini, Aleks Sandro; Bentankur, Pjaniç, Matuidi; Kuadrado, Dybala, Ronaldo.
INTER (3-5-2): Handanoviç; D’Ambrosio, De Vrij, SHkriniar; Kandreva, Barella, Brozoviç, Vesino, Jang; Lautaro Martinez, Lukaku.

Leave a Reply