Ish-futbollisti i Shkëndijës kërkon të rikthehen legjendat në klubin kuqezi

Shkëndija përkrahë financimeve të mëdha, këtë sezon nuk po regjistron ecuri të mirë si në vitet e kaluara, ndërsa sot pas humbjes nga Rabotniçki, zbret në vendin e tretë në renditjen tabelare. Për një situatë të tillë, ka reaguar ish-futbollisti i Shkëndijës, Albert Haxhija në profilin e tij në facebook.

Reagimi i plotë i Albert Haxhija:

Un si lojtar i shkendijes Albert Haxhija komentoj per here te pare mbas pensionimit te karieres se futbollit per situaten e klubit shkendija ku dhe vet kam dhene kontributin ne ate kohe te veshtire te sportit ne maqedoni. Ne ate kohe klubi ishte me shume se nje klub ishte kombetarja e shqiptareve , luanin lojtare me pervoje te madhe me paga shume te uleta e disa lojtare e pa pagese , vecse ta ndihmonin klubin , kete gje e them se shume tifoze te Shkenijes te gjenerates me te vjeter e dine. Shyqyr zotit erdhi dita qe klubi te marre nje tetovar gjigand si kompania “Ekolog” me ne krye zotin Lazim Destani se bashku me familjen e tij. Un personalisht e pergezoj kete veprim te tij dhe e falenderoj per sponsorizimin qe ben per klubin. Mirpo per ato vite qe eshte financieri i klubit me harxhime marramendese klubi nuk i ka sukseset e duhura ne skenen europiane , un personalisht mendoj qe ne manaxhimin e klubit nuk i ka njerzit e duhur , por nuk kam dicka personale me udheheqesine. Tetova ka shume ish lojtare me pervoje te madhe, qe nuk jane te perfshire ne klube qe e dine zemren e klubit si per shembull Harun Isa lojtar me prevoje nderkombetare , ne ate kohe lojtari i vetem shqiptar ne te gjithe trojet shqiptare qe luante te Hertha e Berlinit ne Bundesiligen gjermane , sot nuk eshte i kycur ne shkendi edhe ate se di pse , Skender Jonuzi nder shqiptaret me te mire ne ish jugosllavi dhe golshenuesi me i mir i shkendis ne ate kohe nuk e di pse nuk eshte i kycur. Ibrosmani shum vite ish kapiten i klubit dhe 2 vite drejtor i klubit qe me sukses e ka udhehequr klubin pastaj 3 vite ndihmes trajner i kombetares se maqedonise i xhon toshakut ish trajner i realit te madridit sot e 7 vite nuk eshte perfshire ne klub fare. Gajur Rexhepi , Gajur Sadiki , Rexhep Qamili ,Sheismail Munishi e shume lojtare te tjere te gjenerates me te re si Halim Hodai ,Bekim Osmani dhe Vullnet Emini si dhe shume te tjere. Po ashtu kerkoj ndjes per shume lojtare qe nuk jane permendur. Sugjeroj qe kompania Ekolog nuk ka nevoje te angazhoje njerez nga jasht se i ka aty keta sportist qe i kan ngritur emrin shkenijes ne ato vite te veshtira.

Suksese!!!

Me respekt ish futbollist i shkendijes Albert Haxhija

Leave a Reply