Ditë zie për Plisat, vritet tifozi që të shtunën e përkrahi Prishtinën në Gjilan

Ditë zie për tifozerinë e Prishtinës, “Plisat”, por edhe vetë klubin nga kryeqendra kosovare. Tifozi Lekë Bulliqi ka ndërruar jetë pas një atentati të ndodhur dje në lagjen Arbëria të Prishtinës.

Njoftimin e ka bërë të ditur vetë tifozeria Plisat.

“Pas një atentati me armë të ndodhur dje në lagjen “Arbëria”, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot (13.03.2020) shoku jonë Lekë Bulliqi nuk arriti t’i përballojë plagët e marra dhe ndërroi jetë”, thuhet në njoftimin e Plisave.

“Leka, hiç më pak se para 5 ditëve ishte me ne në Gjilan në përkrahje të klubit të zemrës.

Bëjmë thirrje në organet kompetente që të zbardhet rasti, dhe akterët e rastit ta marrin dënimin e merituar”, thuhet tutje në njoftim.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply