ZYRTARE, shtyhen ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe Liga Europa

UEFA ka vendosur t’i shtyejë të gjitha ndeshjet e parapara për t’u zhvilluar në javën e ardhshme në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Europës, si masë mbrojtëse kundër koronavirusit.

Shtëpia më e madhe e futbollit europian ka marrë këtë vendim, me qëllim që ti mbrojë futbollistët nga përhapja e koronavirusit, që në disa shtete europiane, e në veçanti në Itali, po përhapet me të madhe.

“Në dritën e zhvillimeve shkaku i përhapjes së Covid-19 në Europë dhe vendimeve të ndërlidhura të marra nga qeveri të ndryshme, të gjitha ndeshjet e garave të klubeve të UEFA-s të planifikuara për javën e ardhshme janë shtyrë”, – thuhet në njoftimin e UEFA-s.

Në këtë vendim përfshihen ndeshjet e datës 17 dhe 18 mars në Ligën e Kampionëve si dhe ato të datës 19 mars në kuadër të ndeshjeve të Liga Europa.

Leave a Reply