Klubet e “Serie A” refuzojnë idenë e “play-off” për titull dhe “play-out” për mbijetesë

Klubet e Serie A kanë hedhur poshtë idenë e një skenari ku do të luhej “play-off” dhe “play-out” për të përfunduar sezonin aktual.

Liga kishte një asamble këtë mbrëmje, përmes video thirrjeve, në mënyrë që të gjente zgjidhte për çështjen se sezoni do të përfundojë sezoni pasi të kalojë coronavirusi.

Sipas gazetarit të “La Gazzetta dello Sport”, Nicolo Schira, klubet kundërshtuan propozimin e “play-off” për të vendosur sezonin aktual të “Serie A”, si për titull ashtu edhe për mbijetesë.

Ideja që po pëlqehet është që të zhvillohen ndeshjet çdo tre ditë, dhe të zhvillohen edhe në tërë muajin qershor, që të mbyllet sezoni në mënyrë të rregullt.

Kjo nënkupton që Euro 2020 do të shtyhet siç duket gjithnjë e më shumë e mundshme.

Ideja e “play-off” dhe “play-out” ishte e presidentit aktual të FIGC-së, Gabriele Gravina.

Sidoqoftë, një skenar i tillë nuk është parë në elitën e futbollit italian që nga sezoni 2004-05.

Leave a Reply