Mane nuk harron fshatin e tij, donacion prej 41 mijë sterlina për mbrojtje nga koronavirusi

Sadio Mane është një ndër futbollistët më të dashur në botë, pasi ka qëndruar gjithmonë me këmbë në tokë dhe ka bërë shumë të mira për njerëzit në fshatin e tij në Senegal.

Ylli i Liverpullit ka bërë donacionin e radhës, plot 41 mijë sterlina për të luftuar Koronavirusin.

Një futbollist i madh, por mbi të gjitha një njeri i madh. Edhe kur u shpall lojtari më i mirë afrikan i vitit 2019, duke lënë pas Obamejang dhe Sallah, gjëja e parë që bëri Mane ishte një falënderim për njerëzit e fshatit të tij, që e kanë mbështetur gjithmonë.

Me shumë gjasa, do të ketë tjera donacione në vazhdim nga ylli i Liverpullit, i cili nuk kursehet asnjëherë kur është në pyetje populli seneglaez.

Leave a Reply