Bajerni ka planin “B” në rast se dështon me transferimin e Sane

Transferimi i yllit të Mançester Sitit, Leroj Sane, vazhdon të jetë prioritet për kampionët e Gjermanisë të Bajern Munih, mirëpo “bavarezët” gjithashtu kanë gati edhe planin “B” nëse reprezentuesi gjerman nuk zbarkon në “Alianc Arena”.

Drejtuesit e Bajernit të Munihut i kanë vënë syrin sulmuesit të Gremios, Pepe. Për këtë 23-vjeçar, gjithashtu interesohet edhe Ajaksi.

Nga tabori i skuadrës gjermane kanë pyetur madje edhe për çmimin e Pepe. Pas hapjes së tregut të futbollistëve, “bavarezët” me siguri se do të dalin edhe me një ofertë konkrete për shërbimet e brazilianit, pohon “Globo Esporte”.

Eduardo Gabriel Akinjo Kosa, është emri i plotë i Pepe, i cili pjesë e skuadrës braziliane të Gremio është që nga viti 2016-të.
Gjatë sezonit të kaluar ai me këtë skuadër regjistroi 32 ndeshje dhe 8 gola të shënuar në “Seria A” braziliane.

Pepe me skuadrën nga Porto Algre ka kontratë deri në vitin 2022.

Vlen të theksohet gjithashtu se Bajermi i Munihut po ndjek edhe një ish futbollistë të Gremios, Tete, i cili aktualisht luan në Ukrainë te skuadra e Shakhtar Donjetsk.

Leave a Reply