Në Spanjë e bëjnë të sigurt, Barcelona e ka marrë vendimin për Setien

Kike Setien gjatë sezonit aktual mori vendin e Ernesto Valverdes te Barcelona. Edhe pse thuajse një i panjohur, Setien nuk e ndjeu aspak presionin dhe pranoi ofertën e “katalunasve:, duke bërë një hap shumë të madh në karrierë.

Setien ka bërë një punë relativisht të mirë në krye të “katalunasve”, duke kryesuar renditjen në La Liga para rivalit të përbetuar, Realit të Madridit, ndërsa gjithashtu kanë një rezultat pozitiv (1:1) para ndeshjes së kthimit të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve kundër Napolit në “Kamp Nou”.

Ecuria e mirë e Barcelonës ka bërë që drejtuesit e klubit spanjoll të vendosin për të ardhmen e Setien. Siç raporton spanjollja “Sport.es”, drejtuesit e Barcelonës janë gati t’i besojnë Setienit edhe për sezonin 2020/2021.

 

Leave a Reply