Bardhi: Gëzohem që ndeshja Maqedoni-Kosovë do të luhet me tifoz

Enis Bardhi, lojtari me origjinë shqiptare që përfaqëson Maqedoninë e Veriut, në një intervistë për “Fan Zone” ka folur për ndeshjen Maqedoni-Kosovë, ndeshje kjo që edhe përfundimisht do të zhvillohet me datë 4 qershor në praninë e tifozëve.

Një gjë e këtillë ka gëzuar edhe -Maqedoni, në kuadër të Ligës së Kombeve, duke u shprehur se më mirë që u shty sesa të luhej pa tifozë.

Mesfushori Bardhi foli edhe për mënyrën sesi po kalon ditën, e cila është e fokuasuar te programi stërvitjes dërguar nga klubi, ndërsa thekson se shëndeti është gjëja më e rëndësishme në këto momente.

“Më vjen mirë që u shty, pasi nuk do të ishte normale që të luhej pa praninë e tifozëve. Shpresoj që të luhet në një periudhë të qetë dhe të shijojmë një ndeshje të bukur në fushën e lojës” – është shprehur Enis Bardhi.

Kujtojmë ndeshja Maqedoni-Kosovë fillimisht duheshe të zhvillohet me datë 26 mars, mirëpo e njëjta u shtye për shkak përhapjes së koronavirusit në vendin tonë. Ndërkohë gjatë ditës së sotme nga UEFA njotuan se e njëjta do të zhvillohet me datë 4 qershor në arenën “Todor Proeski” në Shkup me fillim në ora 20:45, edhe atë në praninë e tifozëve. Lajm fantastik ky, ku shpresojmë që data 4 qershor të jetë një festë e madhe futbolli, me shpresë se skuadra fituese të dali edhe fitues absolut, duke fituar edhe në finalen e madhe kundër fituesit nga ndeshja Gjeorgji dhe Bjellorusi, duke fituar kështu të drejtën për të luajtur në “Euro 2021”.

Leave a Reply