Përsëritet historia “Van Persi”, Obamejang drejt Junajtedit!

Në sezonin 2012/13, kapiteni i Arsenalit, Robin Van Persi, nuk pranoi të rinovojë me “Topçinjtë” dhe vendosi t’iu bashkohet rivalëve të përjetshëm të Mançester Junajtedit. Pas kësaj lëvizje, sulmuesi holandez mori shumë kritika dhe urrejtje nga tifozët londinezë, që edhe sot e kësaj dite nuk e kanë harruar.

Duket se kjo histori do të përsëritet sërish, kësaj rradhe me Pier Emerik Obamejang, i cili nuk pranon të rinovojë me Arsenalin, ndërsa pikërisht “Djajtë e Kuq”, janë një ndër skuadrat që interesohen për sulmuesin nga Gaboni.
Ish-futbollisti i Arsenalit, Poll Merson, beson se Obameyang gjatë merkatos së kësaj vere do t’i bashkohet Mançester Junajtedit, që po vuan në sulm kohëve të fundit.

“Mançester Junajtedi kërkon me ngulm një futbollistë goleador, që të siguron 20-25 gola në Premierligë. Obamejang ka shënuar aq gola me një ekip si Arsenali, që ka vuajtur dekadën e fundit. Nëse nuk rinovon me Arsenalin, jam i bindur se do të transferohet tek Junajtedi” – ka thënë Poll Merson.

Leave a Reply