Maldini dhe djali i tij pozitiv në testin e koronavirus

Me situatën që po përkeqësohet në Itali, rastet e fundit vijnë edhe nga skuadra e Milanit, ku legjenda e kësaj skuadre, Paolo Maldini, është në mesin e të prekurve nga virusi “Covid 19”.

Drejtori teknik i Milanit, Paolo Maldini, si dhe lojtari i kësaj skuadre, Daniele Maldini, ndryshe djali, kanë rezultuar pozitiv në “Covid 19”.

Dyshja e klubit të Milanit kanë pranuar sot testet mjekësore, ku kanë mësuar se janë pozitiv me virusin “Covid 19”.

Ata tashmë po qëndrojnë të izoluar dhe gjendja e tyre nuk është aq e rëndë.

Leave a Reply