Numri 1 i futbollit italian tregon kur do të nis “Serie A”!

Presidenti i Federatës italiane të futbollit, Gabriele Gravina, ka folur për rifillimin e “Serie A”, si dhe ka treguar disa hipoteza që mund të vendosin sezonin aktual në rast se nuk ka një përmirësim të situatës aktuale, të krijuar për shkak koronavirusit.

“Nuk ka asgjë të vendosur, por mendojmë se do të fillojmë kampionatin me datë 3 maj. Është një hipotezë, po punojmë për disa opsione në lidhje me kalendarin. Duhet të punojmë sa më shumë që të nisim kampionatin me datë 3 maj, ose maksimumi me 10 ose 17, pasi duam që gjithçka të mbyllet me 30 qershor. Nëse situata nuk përmirësohet, atëherë po mendojmë dhe për një hipotezë tjetër. Të luhet një turnament “Play Off”, por nuk ka asnjë gjë konkrete. Po punojmë, po bisedojmë me anëtaret për disa ide të ndryshme. Një ide është që edhe titulli kampion të mos akordohet, tabela të ngri me këto rezultate. Gjithçka që do të vendosim, do të jetë e përgjegjshme”, – përfundoi Gravina.

Leave a Reply