“Covid-19” anulon edhe garën e Baku në Formula 1

Koronavirusi është problemi më i madh që globi po has këto kohë dhe gripi vdekjeprurës ka ndikuar në çdo aspekt. Aktivietet sportive janë pezulluar prej kohësh dhe ende nuk dihen se kur do të rifillojnë. Lajmi i fundit vjen nga Formula 1, e cila sapo ka shtyrë garën për çmimin e madh të Bakusë.

“Shtyrja e aktivitetit është bërë në mirëkuptim të plotë mes FIA-s dhe qeverisë së Azebajxhanit. Kjo vlen si masë parandaluese, tashmë që Koronavirusi është kthyer në pandemi botërore”, është njoftimi zyrtar i bërë nga organizatorët këtë mëngjes.

Pas Australisë, Bahreinit, Vietnamit, Kinës, Gjermanisë, Spanjës dhe Monakos, gara e Bakusë është gara e shtatë që shtyhet nga FIA. Theskojmë këru se gara ishte  e planifikuar për tu zhvilluar në datat 5-7 qershor. Ende nuk bëhet e ditur një datë e re se kur do të zhvillohet.

Leave a Reply