Në Spanjë janë të bindur për rifillimin e kampionatit

Skenare të ndryshme, hipoteza dhe thashetheme të shumta po qarkullojnë ditët e fundit për mbarëvajtjen e sezonit aktual në ligat kryesore europiane, për shkak të ndalesave që ka shkaktuar fenomeni Koronavirus.

Në Spanjë, presidenti i Federatës së Futbollit, Luis Rubiales, ka garantuar se nuk do të mbyllet sezoni aktual dhe prioritet është përfundimi me doemos i çdo ndeshje të mbetur.

“Prioriteti ynë është të përfundojmë sezonin aktual, medoemos. Nuk ka shans asnjë skuadër të ngjitet një kategori më lart pa i luajtur të gjitha ndeshjet, është e padrejtë. As nuk mund të detyrojmë ekipet të zbresin nga kategoria pa e merituar. Kështu që futbolli do të rifillojë dhe sezoni do të përfundojë”, tha mes të tjerash Rubiales.

Leave a Reply