Alaba arrinë marrëveshje me Juventusin!

David Alaba ka arritur marrëveshje me kampionët e Italisë, Juventusin, të cilës skuadër pritet ti bashkohet vetëm verën e ardhshme, atëherë kur do ti skadojë kontrata ne Bajernin e Munihut, raporton “Todofichajes.com.”

Mbrojtësi 28 vjeçar dëshiron të sfidojë veten në një tjetër kampionat, kjo pasi me gjignadët e Bundesligës gjermane kishte fituar gjithçka.

Për shërbimet e reprezentuesit austriak, interesoheshin gjithashtu edhe disa klube tjera gjigande nga Europa, si Mançester Junajted dhe Siti, si dhe Paris Sen Zhermen, por që në fund të jenë kampionët italian që e kanë fituar këtë garë.

Leave a Reply