Sanço me statistika më të mira se Messi dhe Ronaldo

Xhadon Sanço tashmë ka mbushur 20 vjet. Talenti i Borusia Dortmundit, krahasuar me Lionel Mesin dhe Kristiano Ronaldon, kur kishin arritur këtë moshë, ka statistika shumë më të mira.

Ai deri më tani ka bërë  90 paraqitje dhe ka shënuar 31 gola e ka dhuruar 42 asiste, krahasuar me Lionel Messin, i cili në moshën e tij 20-vjeçare kishte bërë 70 paraqitje, duke shënuar 26 gola dhe kishte dhuruar 8 asiste, derisa Ronaldo si 20 vjeçar mbante mbi supe 16 gola dhe 16 asiste në 107 ndeshje, raporton GE.

Beteja tani është se kush do ta rrëmbejë atë nga Borusia Dortmundi, duke pasur parasysh se një numër i madh i klubeve të mëdha e duan reprezentuesin anglez.

Leave a Reply