Barcelona nxjerr në shitje edhe një tjetër titullarë

Barcelona në sezonin e ri pritet të bëjë disa ndryshime në skuadër, ndërsa përveç emrave që ëndërrojnë ti sjellin në “Kamp Nou”, ata po mendojnë edhe për largimet e mundshme.

Pas Ivan Rakitiç, mediat spanjolle shënjestrojnë edhe një futbollistë tjetër që është vënë në shitje, e që vjen nga reparti i mbrojtjes.

Sipas asaj që shkruan “Sport.es”, e që njihet si media e afërt me Barcelonën, drejtuesit  “katalunas” kanë vendosur që të lirohen edhe nga shërbimet e mbrojtësit francez, Samuel Umtiti.

26 vjeçari nuk është pjesë e planeve të trajnerit Kike Setien, i cili më shumë po beson te dyshja Zherard Pike dhe Klement Lenglet.

Barcelona nga shitja e kampionit të Botës shpreson të koleksionojë rreth 40 milionë euro, para këto që do ti shfrytëzojnë për blerjen e futbollistëve të rinj.

 

Leave a Reply