Muharemi dhe Elezi shembull të humanizmit

Në këtë kohë krize, kur bota e futbollit është në pauzë në përjashtim të disa kampionateve dhe gjithë tjerët janë izoluar në shtëpi për të ju shmangur virusit Covid 19, dy futbollistët nga Shkupi, Suhejl Muharemi dhe Agon Elezi vijnë me një gjest të madh të humanizmit. Dy futbollistët shqiptarë që janë pjesë e përfaqësueses U19 të Maqedonisë së Veriut së bashku edhe me disa bashkëlojtarë tjerë, kanë marrë vetëiniciativë për të dhuruar ndihma për disa familje në nevojë në qytetin e Shkupit. Një gjest i shkëlqyeshëm dhe shembull për tu ndjekur nga të tjerët.

Leave a Reply