Barcelona ofron dy futbollistë në shkëmbim të yllit të Milanit

Barcelona vazhdon të kërkojë përforcime në “Serie A”. Pas interesimit të madh për sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez, tashmë “katalunasit” po interesohen edhe për kapitenin e Milanit, Alesio Romanjoli.

Klubi italian e vlerëson 50 milion euro kartonin e 25-vjeçarit. “Katalunasit” ofrojnë dy lojtarë për shërbimet e qendërmbrojtësit, Ivan Rakitiç dhe brazilianin Rafinja.

I pari mbetet një mesfushor i pëlqyer, ndërsa fantazisti brazilian ka luajtur me Interin më parë.

Romanjoli është një ndër pikat më të forta të Milanit, por e ardhmja pritet të jetë larg ngjyrave “kuqezi”.

Kontrata i përfundon në verën e vitit 2022 dhe rinovimi është i pamundur. Lojtari përfiton 3.5 milion euro në sezon, por Milani ka vendosur të shkurtojë rrogat e lojtarëve dhe kontrata e re parashikon një rroge vjetore prej vetëm 2 milion eurosh.

Leave a Reply