Numri një i Shkëndijës, dhuron mijëra kompjutorë-tablet për fëmijët e familjeve në nevojë

Solidariteti mes shqiptarëve çdoherë ka qenë në nivel, ndërsa e njëjta gjë ndodh edhe në këtë periudhë pandemie. Kështu së fundmi numri një i Shkëndijës, Lazim Destani, ndryshe pronar i Kompanisë gjigande “Ecolog”, ka bërë një gjest shumë të madh human, duke siguruar mijëra pajisje teknologjike për mësim online.

Ky donacion u dedikohet nxënësve të cilët për shkak të mungesës së pajisjeve teknologjike mbetën jashtë procesit arsimor, pasi nuk kishin mundësinë ta ndjekin mësimin nga shtëpia.

Ky donacion nga ana e “Ecolog” do t’i përfshijë fëmijët e familjeve me gjendje më të rënduar ekonomike si në Maqedoninë e Veriut ashtu dhe në Shqipëri, Kosovë e më gjerë në trojet tona.

Sipas projektit, sot filloi faza e parë e shpërndarjes duke nisur nga qyteti i Shkupit dhe komunat e tij për të vazhduar pastaj edhe më gjerë në qytetet tjera.

Leave a Reply